Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës për ndërrimin e gjyqtares Irena Gjoka

Avokatët mbrojtës së kryedemokratit depozituan sot në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ajo ka dhënë vendimin për “kufizimin e lirisë” për një deputet të Kuvendit duke kryer kështu edhe shkelje të Kushtetutës.

k.m.
GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës për ndërrimin e
Sali Berisha

TIRANË- Rrëzohet kërkesa e depozituar sot nga pala mbrojtëse e ish-kryeministrit Sali Berisha, për përjashtimin e gjyqtares së çështjes së Berishës, Irena Gjoka. Vendimi u dha pasditen e sotme nga gjyqtarja Flora Hajredini. Avokatët mbrojtës së kryedemokratit depozituan sot në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ajo ka dhënë vendimin për “kufizimin e lirisë” për një deputet të Kuvendit duke kryer kështu edhe shkelje të Kushtetutës. Ndaj dhe akuza për të ka qenë "shpërdorim detyre", por nuk është pranuar nga kolegia e saj Hajredini.

Në seancën që u mbajt dje në mesditë, avokatët e Berishës Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi debatuan me gjyqtaren e çështjes Irena gjoka dhe më pas braktistën sallën. Kjo pasi u rrëzuan kërkesat e tyre për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, si dhe dërgimin e rastit Berisha në Kushtetuese. Më pas, GJKKO caktoi Artan Simonin si avokat të Berishës, të cilin e hoqi sërish, pasi rezultoi se kishte sulmuar ish-kryeministrin në rrjetet sociale. Ai e quante Berishën një 'bishë të plakur', gjë që solli një sërë reagimesh nga kampi opozitar. Kjo detyroi GJKKO të shtynte për këtë të enjte seancën, dhe për një proces të drejtë vendosi zëvendësimin e Simonit, jo me një por me dy avokate të paguara nga shteti.

Emrat e tyre nuk u bënë publik deri në nisjen e seancës së sotme, ku u zbulua se GJKKO kishte caktuar dy avokate kryesisht për të mbrojtur Sali Berishën për akuzat e korrupsionit, të cilat janë Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia. Këto të fundit depozituan kërkesën e klientit të tyre, por nuk u pranuan.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB