
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur të lërë në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes. Grupi ku bënin pjësë vëllezërit Hajdari dhe Franc Çopa akuzohen për disa atentate dhe vrasje. Një pjesë e pasurive të organizatës kriminale të drejtuar nga Çopjat rezulton në emër të Arben Lamçes, i cili akuzohet për sigurim kushtesh për vrasjen e Nuredin Dumanit dhe pastrim parash.
Lamçja, ka qenë një nga 33 personat për të cilët Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar urdhërarrest, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë 2”, që goditi vëllezërit Çopja.
Ai u kap në Prishtinë, ku fshihej nën një tjetër identitet, Durim Plaku. Ai përdorej nga grupi i Franc dhe Hajdar Çopja, për të larë hesapet, si vrasës me pagesë dhe dyshohet si i përfshirë në të paktën 5 vrasje të porositura nga grupi kriminal.Sipas SPAK Në periudhën Tetor-Nëntor 2020 Arben Lam֛çja ka kryer veprime duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Nuredin Dumani për llogari të shtetasit Franc Gegely alias Franc Copja, ku është takuar me personin që do të kryente vrasjen. Ai gjithashtu akuzohet se ka marrë pjesë në një sërë ekzekutimesh me urdhër të vëllezërve Çopja./ ZËRI