Aktualitet

Në mungesë të kryeministrit, bashkëshortja e tij Linda Rama kryen homazhe për Gerti Bogdanin

Në nderim të ish-deputetit kryen homazhe personalitetet më të rëndësishme të politikës dhe jo vetëm

E.K
Në mungesë të kryeministrit, bashkëshortja e tij Linda Rama
Linda Rama

TIRANË- Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë pune në Bruksel, bashkëshortja e tij Linda Rama ka kryer homazhe në nderim të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. E vetme, Linda Rama ngushëlloi familjarët e Bogdanit, prindërit, bashkëshorten, Edlira Çepani si dhe të afërmit e politikanit të ndjerë.

Homazhet për Bogdanin kanë nisur prej orës 10:00 në hollin e Kuvendit, ndërsa radhë të gjata pjesëmarrësish janë vënë re në oborrin e Parlamentit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Fillimisht homazhe kryen deputetët e Partisë Demokratike, dhe më pas personalitete të tjera politike, presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, si dhe grupi parlamentar socialist, dhe ministra të qeverisë Rama. Gerti Bogdani u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak, ditën e mërkurë, 18 Shtator, në moshën 44-vjeçare. Ai ka shërbyer për dy mandate si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa ka qenë pjesë e rëndësishme e strukturave të Partisë Demokratike. /ZËRI

Poll

MOS HUMB