Aktualitet

Nënë e bir humbën jetën nga zjarri, të afërmit: Nuk kishim asnjë mundësi për t’i ndihmuar

Të afërmit shprehen se 57-vjeçari dha jetën e tij për të shpëtuar të ëmën, e cila kishte mbetur në banesë

E.K
Nënë e bir humbën jetën nga zjarri, të afërmit:
flasin te afermit

HAS- Një tragjedi e dyfishtë ndodhi këtë mëngjes ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e zjarrit që ranë banesën e tyre.

Familja Lushi ka hapur dyert e mortit për 57-vjeçarin Rexh Lushi dhe nënën e tij, Fatime Lushi, që humbën jetën, ndërsa banesa e tyre u shkrumbua totalisht.

Të afërmit e viktimave kanë thënë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e energjisë elekrike.

Ata thanë se Rexha ishte duke ndihmuar nënën për ta nxjerrë nga shtëpia.

“S’kishte asnjë lloj mundësie për t’i ndihmuar, ishin të gjithë policia, zjarrfikësit dhe i gjithë katundi,” shprehet një bashkëfshatar i viktimave. "Ka hyrë për të nxjerrë nënën dhe ka ngelur brenda''. 


Ai tha se Rexha kishte njoftuar edhe policinë, përpara se të futej për të shpëtuar nënën e tij.

Nga zjarri ka shpëtuar bashkëshortja e Rexhës.

Viktima i kishte fëmijët dhe pjesën tjetër të familjes jashtë vendit, kryesisht në Angli.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L. Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa. Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB