Aktualitet

Tragjedi në Has, shpëtoi gruan dhe u fut të nxirrte nënën, dy të vdekur nga zjarri në një banesë

Rexh Lushi pasi shpëtoi bashkëshorten e tij, u fut në banesë të nxirrte nënën, por të dy nuk ia dolën

E.K
Tragjedi në Has, shpëtoi gruan dhe u fut të nxirrte
Banesa e shkrumbuar

HAS- Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë natës në Has, ku si pasojë e zjarrit që ka rënë në një banesë, dy persona dyshohet se kanë humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Lushi në fshatin Nikoliq të Hasit.

Djali i shtëpisë Rexh Lushi ka lajmëruar zjarrfikësen, e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit në një rrugë me kalldrëm.

Ndërkohë zjarri kishte marrë përmasa të mëdha dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.

Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj. E gjithë banesa është kthyer në një gërmadhë si pasojë e flakëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Njoftimi i policise:

Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB