Aktualitet

SKANDALI- Shitja e kafshëve të kontrabanduara, ekspertët japin alarmin: Po rrezikohet konsumatori!

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave nuk është evidentuar asnjë rast kontrabande për sa i përket periudhës 2023-24. Por në terren, situata nuk duket aq "optimiste". 

k.m.
SKANDALI- Shitja e kafshëve të kontrabanduara, ekspertët japin
Tregu

TIRANË- Në vendin tonë për periudhën janar 2023 deri në gushtin e 2024 janë 47 kompani të licencuara që kanë operuar në treg për të kryer importin e kafshëve të imta dhe gjedhëve nga vende si Greqia, Holanda, Kosova dhe Bullgaria drejt Shqipërisë. Pikërisht këtë rast ka trajtuar në emisionin e sotëm "Inside Story". Zyrtarisht, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave nuk është evidentuar asnjë rast kontrabande për sa i përket periudhës 2023-24. Por në terren, situata nuk duket aq "optimiste". 

"Inside Story" ka arritur të sigurojë dokumentacionin e ndalimit të 78 krerëve bagëti dy thundrake. Më datë 11 maj 2024 u ndalua tufa prej 61 lopësh dhe 17 viçash, e pronarit Maksi Malo, në Ersekë.

Përveç këtij rasti që qartësisht kuptohet se ka qenë tentativë kontrabande dhe rasteve të padokumentuara, apo kapura nga ana e institucioneve, ka pasur dhe shkelje të tjera. Në disa raste janë vendosur gjoba ndaj subjekteve të ndryshme për shkak të thyerjes së karantinimit të detyrueshëm të kafshëve të imta, apo gjedhëve. Megjithatë, kjo është vetëm maja e ajsbergut e kësaj problematike me kafshët e imta dhe gjedhët…

"Inside Story" ka shkuar në tregjet e Tapizës dhe Rrogozhinës ku është vënë re se pjesa më e madhe e kafshëve nuk kanë asnjë matrikullim. Madje disa e kanë 'veshin' e shpuar dhe matrikullimi u vendoset pasi shiten. Më të "preferuarat" duket se janë matrikullimet bullgare apo greke. Ashtu si në rastin e tregut të Tapizës, edhe në Rrogozhinë një numër shumë i madh kafshësh nuk kanë matrikullim. Edhe situata në tregun e Milotit, Korçes dhe Beratit është e njëjtë, ose dhe më e rëndë.

Problemi është me kafshët që kanë sëmundje dhe që shiten duke rrezikuar jetën e konsumatorëve. 

"Janë disa sëmundje shumë të rrezikshme që mund të shfaqen dhe mund të sjellin epidemi. Rreziku mund të jetë zero, por mund të jetë dhe shumë i lartë,”- u shpreh Xhelal Kaleci. 

Kur siguria ushqimore cenohet rëndë në tregjet e rregullta që ushqehen nga kontrabanda, imagjinoni çfarë ndodh me ato kafshë që nuk regjistrohen në dogana, apo më keq, ato që kalojnë nga kufiri i gjelbër të sëmura.

“Duhet me patjetër që të merren masa, përpara se situate të bëhet alarmante. Përgjegjësia kryesore bie te Ministria, si institucioni kontrollues dhe rregullator i tregut. Gjendja për fermerët momentalisht nuk është më e mira e mundshme, pasi janë ndërprerë dhe fondet për fermerët europiane. Duhet ndërhyrë para se të jetë vonë,”- u shpreh ekspertja e ekonomisë, Romina Radoshniqi./ZËRI

Poll

MOS HUMB