Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë në Shkumbin nga peshkatarët

Kufoma është nxjerrë nga uji dhe është dërguar për në morg, atje ku do t'i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes.

k.m.
Gjendet një trup i pajetë në Shkumbin nga peshkatarët
Foto ilustruese

ELBASAN- Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar. Kufoma është nxjerrë nga uji dhe është dërguar për në morg, atje ku do t'i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes. Deri më tani nuk ka asnjë detaj të zbuluar lidhur me kufomën, as gjinia dhe as nëse në trup ka shenja, që mund të zbulojnë edhe shkakun e vdekjes. 

Trupi është konstatuar rastësisht nga një peshkatar, i cili njoftoi banorët dhe më pas autoritetet. Por këto të fundit ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar se kujt i përket trupi./ZËRI

Poll

MOS HUMB