Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, biznesmeni plagos të riun dhe arratiset

Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili ka precedentë të mëparshëm penalë.

k.m.
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, biznesmeni plagos
Foto ilustruese

SHKODËR- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në lagjen “Perlat Rexhepi” në Shkodër. Pas një konflikti për motive banale, 49-vjeçari Paulin Fusha ka qëlluar me armë zjarri 26-vjeçarin, Jozef Çeka. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe u transportua për në spital, ku edhe po merr ndihmë mjekësore.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili ka precedentë të mëparshëm penalë. 49-vjeçari ishte arrestuar në 2013-ën gjatë një operacioni antidrogë. Nga hetimet u zbulua se biznesmeni kishte detyrën e "organizatorit" të trafikut të kanabisit. Droga fshihej në rulotë. 

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori. Rreth orës 00:05, në lagjen "Perlat Rexhepi", shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB