Aktualitet

Gjendet i vdekur një tjetër terrorist serb në veri të Kosovës

Gjetja e një tjetër viktime pranë manastirit vjen pas hetimeve që po kryen Prokuroria Speciale

D.XH
Gjendet i vdekur një tjetër terrorist serb në veri të
Manastiri ku u fshehën serbët, pasi vranë policin Afrim Bunjaku

KOSOVË – Gjatë ditës së sotme, është gjendur i vdekur edhe një tjetër terrorist serb në veriun e Kosovës.

Agresori u gjet pa shenja jete pas hetimeve që po zhvillon Prokuroria Speciale në Banjskë të Zveçanit. Trupi është gjendur 1.5 kilometra larg vendit ku ndodhi përplasja armatosur. Ndërsa u gjet edhe një automjet e armatime.

Policia e Kosovës më datë 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale serbe, ku u vra polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy efektivë të tjerë.

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur janë fshehur në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës ftoi të armatosurit e fshehur në manastir që të dorëzohen, por thirrja u refuzua. Madje, agresorët nisën ta sulmojnë sërish policinë.

Policia njoftoi gjatë të dielës se janë vrarë tre terroristë, si dhe dy të tjerë janë arrestuar. Po ashtu, janë vënë në pranga edhe persona, që dyshohet se janë të përfshirë në sulmin terrorist.

Dyshohet se janë vrarë më shumë se tre serbë në manastir, ndërsa Kurti tha se është parandaluar një sulm akoma më i gjerë i strukturuar kriminal./Zëri.ai/

Gjendet i vdekur një tjetër terrorist serb në veri të
Vendi ku ndodhi sulmi
Poll

MOS HUMB