Aktualitet

Aksidentohet minatori në Bulqizë, dërgohet në spital

44-vjeçari, i identifikuar me inicialet B.D., banues në Klos dyshohet është lënduar në këmbë.

k.m.
Aksidentohet minatori në Bulqizë, dërgohet në spital
Foto ilustruese

BULQIZË- Një minator në minierën e kromit në Bulqizë është aksidentuar gjatë gërmimeve. 44-vjeçari, i identifikuar me inicialet B.D., banues në Klos dyshohet është lënduar në këmbë. Minatori menjëherë është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Paraprakisht, plaga e marrë është konsideruar e lehtë nga mjekët.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë /informacion paraprak/ Rreth orës 11.40, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi B.D., 44 vjeç, banues në Klos, i cili dyshohet se gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar lehtë në këmbë.Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje."

Poll

MOS HUMB