
MEMALIAJ- Një i moshuar është gjetur i pajetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhapokikë 2, në Memaliaj. Viktima, 72 vjeç, me inicialet F.A u gjet i vdekur në një përrua nga familjarët e tij.
Policia po heton rastin nëse 72-vjeçari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, aksident apo vrasje.
Po ashtu, bëhet me dije se familja e tij prej disa ditësh kishte humbur humbur kontaktet me të.
“Rreth orës 06:40, në lagjen "Canometaj", në fshatin Zhapokikë 2, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në një përrua në afërsi të fshatit, shtetasi F. A., 72 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave, shkakut dhe dokumentimin e plotë të rastit. Për rrethanat dhe shkakun e humbjes së jetës së 72-vjeçarit, në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim të plotë”, njofton policia. /ZËRI