Aktualitet

FOTO/ “Më fal baba”, kush është mësuesi që vrau gruan, qentë dhe veten! Policia sekuestron dorëshkrimet e tij

Të dy viktimat kanë qenë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri dhe nga informacionet paraprake rezulton se janë bashkëshortë njëri me tjetrin

E.K
FOTO/ “Më fal baba”, kush është mësuesi që
Matthew Janes Wertz

TIRANË- Personi që shihni në foto është shtetasi amerikan Matthew Janes Wertz, i cili kreu ditën e djeshme një krim makabër, duke varur me litar gruan e tij, vrarë me shkop bejsbolli dy qentë e familjes, dhe më pas i dha fund jetës. Ai punonte si mësues në shkollën private ‘Albanian College Tirana’, drejtuesi i të cilës kishte dhënë alarmin në polici, për shkak se shtetasi amerikan nuk ishte paraqitur në punë, si dhe nuk i përgjigjej telefonatave të stafit.

Policia njofton zyrtarisht se më një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen), të cilët dyshohet se janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli).

Autori i dyshuar Matthew Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë.

Policia ka sekuestruar provat në banesën me qera që çifti kishte marrë si dhe dorëshkrime të autorit, që u gjetën qoftë në shtëpinë ku ndodhi krimi makabër, qoftë në shkollën ku ai punonte si mësues. Po ashtu janë sekuestruar dhe aparate celularë, si dhe katër laptopë që ishin në përdorim nga viktima.

Sendet e sekuestruara:

- litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;
- një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;
- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz;
- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;
- një telefon celular;
- katër kompjutera laptop;
- një shkop bejzbolli;
- një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;
- një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Matthew Janes Wertz.

Para se të kryente vetëvrasje burri ka shkruar një letër drejtuar të atit ku i rrëfen krimin. 

"Baba më fal, nuk ja dal dot. Më fal për çfarë bëra ishte më e fortë se unë. Më fal për çfarë bëra..."-shkruhet në letër. Ndërkohë trupat e viktimave pritet që t’i nënshtrohet autopsisë gjatë ditës së sotme, për shkaqet e vdekjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB