Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shëngjin, humb jetën 30-vjeçari

Dyshohet se i riu ka humbur kontrollin e automjetit, ku si pasojë ka humbur jetën.

I.F
Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shëngjin, humb jetën
Pamje nga vendngjarja

LEZHË- Aksident i rëndë në Lezhë! Një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Lezhë-Shëngjin pranë lagjes Sake.

Dyshohet se i riu ka humbur kontrollin e automjetit, ku si pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës. 

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia me të cilën ai po drejtonte automjetin është bërë shkak për aksidentin tragjik.

“Rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, shtetasi Gj. V., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. V., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB