Aktualitet

Krimi shpërthen në çdo qytet! Ekzekutohet nga dritarja e banesës teksa flinte 68-vjeçari në Mirditë

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën

E.K
Krimi shpërthen në çdo qytet! Ekzekutohet nga dritarja e
Foto ilustruese

MIRDITË- Një 68-vjeçar, i identifikuar si Frederik Radi, është ekzekutuar me armë zjarri në Mirditë, ndërsa është qëlluar teksa flinte nga dritarja e banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lajthizë, ku viktima kalonte muajt e verës, ndërsa ishte familja që kishte ngritur alarmin, pasi prej dy ditësh nuk kishte mundur që të komunikonte me të. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se policia ka shoqëruar disa banorë të zonës, për t’i pyetur nëse kanë dijeni për ngjarjen e rëndë. Nuk dihet nëse familja e viktimës ka pasur më herët konflikte që të mund të kenë çuar në këtë krim të rëndë.  

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.08.2024, shtetasja L. R. ka njoftuar Policinë se ka gjetur të pajetë babanë e saj, shtetasin F. R., 68 vjeç, në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, njesia administrative Orosh, ku 68-vjeçari kalonte muajt e verës. Prej 2 ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa shtetas, banorë të këtij fshati.

Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e rastit si dhe për të zbardhur rrethanat. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB