
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka lajmëruar se janë gjetur dy nga tre fëmijët e mitur që “u zhdukën” nga qendra sociale. Sipas autoriteteve, 14-vjeçari dhe 13-vjeçari janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu efektivët janë ende duke vijuar hetimet për të gjetur 13-vjeçarin tjetër.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme (20 Shtator) për largimin nga një qendër sociale të shtetasve të mitur, ju informojmë se janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës, në gjendje të mirë shëndetësore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar”, njoftoi policia.
Dy ditë më parë përgjegjësi i një qendre sociale në Elbasan dha alarmin se tre të mitur janë larguar. Ndërsa, dje në një njoftim zyrtar policia zbuloi se nga qendra sociale janë larguar dy 13-vjeçar dhe një 14-vjeçar dhe se kanë nisur kërkimet për gjetjen e tyre. /ZËRI