Aktualitet

Tre të mitur 'zhduken' në Elbasan

Sot, në një njoftim zyrtar zbuloi se bëhet fjalë për dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar që kanë ikur nga qendra.

k.m.
Tre të mitur 'zhduken' në Elbasan
Foto ilustruese

ELBASAN- Tre të mitur janë larguar nga një qendër sociale në Elbasan. Alarmi për largimin e tyre është dhënë një ditë më parë nga përgjegjësi i qendrës sociale. Sot, në një njoftim zyrtar zbuloi se bëhet fjalë për dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar që kanë ikur nga qendra.

Për largimin e tyre, nën hetim është vendosur përgjegjësi i qendrës sociale, ndërkohë që ka nisur puna për gjetjen e tre miturve.

“Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre,”-njoftoi Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB