Aktualitet

I dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndalohet 26-vjeçari në Elbasan

Sipas policisë, atij i ka mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 4 muaj burg. 

I.F
I dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,
Foto ilustruese

Elbasan- 26-vjeçari Ervis Mersini është ndaluar nga Policia e Elbasanit pasi është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg nga Gjykata e Apelit për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipas policisë, atij i ka mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 4 muaj burg. 

"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Apelit, të datës 20.09.2024 dhe ndaluan shtetasin Ervis Mersini, 26 vjeç, të cilin Gjykata e Elbasanit me vendimin e datës 16.01.2024, e ka dënuar 26-vjeçarin, me 4 vjet e 8 muaj burgim, nga të cila i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB