Aktualitet

Plagosi për 'tradhëti" drejtorin e ERE-s, Apeli lë në burg policin Erjon Goxhara

Apeli vendosi të mos pranojë argumentet e Goxharës, duke e cilësuar të drejtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

F.I
Plagosi për 'tradhëti" drejtorin e ERE-s, Apeli lë
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta

TIRANË-Gjykata e Apelit ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon Goxhara, i cili qëlloi me 6 plumba pistolete drejtorin e Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kostën. Apeli shqyrtoi kërkesën e efektivit për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie” dhe vendosi të mos pranojë argumentet e Goxharës, duke e cilësuar të drejtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Si ndodhi plagosja në 'Komunën e Parisit'

Efektivi i policisë kufitare, pasi ka mësuar tradhëtinë e bashkëshortes së tij, ka vënë në dijeni edhe gruan e Kostës, të cilën e ka kontaktuar përmes email-it. Për këtë veprim, Goxhara pretendon se është kërcënuar verbalisht nga Lorenc Kosta, pak para se ta qëllonte pasditen e së hënës tek Komuna e Parisit.

Për ditën e ngjarjes, Goxhara, ka treguar se pasi kishte kryer ritet fetare në një xhami ka dërguar vajzën te tezja e saj në zonën e Komunës së Parisit. Në zonë ai ka ndeshur Lorenc Kostën, të cilin e ka njohur. Mes të dyve është zhvilluar një debat verbal, ku Goxhara, shprehet se i ka kërkuar llogari pse i ka shkatërruar familjen. Sipas tij, Kosta i ka folur me ton kërcënues, duke i thënë “unë ta jap me deklaratë noteriale, që s’kam bërë gjë” dhe duke e prekur në sup.

Pas këtij momenti Kosta është larguar edhe pse efektivi ka kërkuar të sqarohen. Goxhara ka treguar se pasi ka zhvendosur makinën pak metra, e ka parë sërish para një marketi Kostën, vend ku ka zbritur dhe qëlluar disa herë me armë në gjymtyrët e poshtme. Kostës nuk i është marrë ende dëshmia, për shkak se gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale.

Vetë bashkëshortja e Goxharës, ka deklaruar se tradhtia ka ndodhur vetëm një herë, disa kohë më parë, dhe tashmë ajo me Kostën mbante vetëm marrëdhënie profesionale, duke qenë se punonin në të njëjtin vend pune, dhe kanë pasur marrëdhënie varësie. /ZËRI

Poll

MOS HUMB