TIRANË- Pas një seance maratonë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen “Gërdeci”, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka folur për mediat në lidhje me atë çfarë ndodhi në seancën me dyer të mbyllura. Sipas Mediut, ai nuk ka asnjë ngarkesë penale për shpërthimin që la pas 26 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Ndërsa shtoi se nuk i është fshehur drejtësisë dhe nuk ka tentuar ti shmanget proceseve dhe pse për 10 vite mbi të s’ka pasur asnjë akuzë për këtë çështje. Ndërkohë ka kërkuar sërish nga togat e zeza marrjen në cilësinë e dëshmitarëve të personaliteteve të huaja ushtarake që asokohe asistuan në Gërdec.
Fatmir Mediu: Për mua, për 10 vite s’ka pasur asnjë akuzë. Kam qenë pa asnjë ngarkesë penale. Për me tepër kam qenë këtu, as nuk i jam fshehur proceseve as nuk jam fshehur ballafaqimeve me drejtësinë. Kjo është shkelje flagrante për një njeri që prezumohet i pafajshëm, nuk ka pas procedim penal të kërkohet që të mos respektohet afati i parashkrimit. Por jo vetëm kaq ka dhe diçka tjetër shumë thelbësore si barazia e palëve në proces gjyqësor. Kjo ka të bëjë me thirrjen e dëshmitarëve. Unë medoij që thirrja e dëshmitarëve, si thirrja e Këshilltarir të Sigurisë i Presidentit Obama, ministri amerikan i Mbrojtjes, ministri italian i Mbrojtjes që na kanë mësuar për 14 vite, se çfarë janë urdhrat, kostot e demoktoimit, të injorohen me faktin që nuk janë relevant. Unë mendoj që këta janë shumë më relevant se disa që kanë punuar në Gërdec, shoferët, të cilët ju vetëm që nuk kanë dijeni të vlerësojnë urdhrin e ministrit por dhe shpërdorimin e detyrës. Kur një ministër jep një urdhër, përcakton komandë apo drejtori për zbatim, ato janë të detyruara ose ta zbatojnë, ose ta reklamojnë ose mos ta zbatojnë. Ministri i Mbroijtjes nuk është njoftuar për asnjë moment të vetëm që ka problem në Gërdec.
Në lidhje me Fax-in e pretenduar të shkruar me shkrim dore nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Fatmir Mediu tha se s’ka dijeni.
Fatmir Mediu: Unë nuk kam asnjë dijeni. Te unë një ditë më përpara, ka ardhur vendimi i ministrisë së Drejtësisë i shprehur në mbështetje të VKM dhe mund ta kisha njoftuar unë zotin Berisha, nuk kishte pse vinte nga ministria e drejtësisë. Mund të pyesni dhe zotin Berisha dhe zotin Bumçi. Nuk kam qenë në dijeni. Unë jam në dijeni në momentin që doli në media. Nuk ka asnjë arsye që të vihesha në dijeni. Kjo tregon një mungesë të raportit tim me zotin Berisha. Po të kisha një raport, mund ta kisha bërë më përpara. Nuk mund të prisja të vinte nga ministria.
Pyetjes se a ka besim tek drejtësia, ish-ministri zgjodhi t'i shmangej.
Fatmir Mediu: Gjykata e Lartë po ashtu ka deklaruar në rekursin që ne kemi bërë që Gjykata duhet të vlerësojë parashkrimin në momentin kur Prokuroria ndërton akuzën, gjë e cila nuk ka ndodhur. Unë e adresova këtë problem tek kryetarja e seancës duke i thënë se ky vendim duhet të ishte marrë që para nisjes së procesit. Unë nuk i shmangëm procesit, por dua një process të drejtë. Nuk dua të paragjykoj, dua ta gjykoni ju. Unë jam përpjekur të jem vet aktiv sot në proces, të pyes ata me të cilët kam punuar, pa dashur të intimidoj asnjë, besoj e kam bërë me korrektesë.
Çështjen e demontimit të armëve, Mediu e cilëson si tejet të rëndësishme për kohën pas dy ngjarjeve të rënda që regjistruan viktima.
Fatmir Mediu: 20/44 është urdhri për demontimin e municioneve dhe urdhrin e bën vretëm ministri i Mbrojtjes. Sipas ligjeve dhe VKM të qeverisë Nano. Ministri nuk ka as më shumë dhe aq më pak detyrën që të respektojë vendimet e Këshillit të Ministrave. Unë nuk di të kem komunikuar por atë kohë ne kemi pasur disa ngjarje të rënda. Ka qenë ngjarja ku humbën jetën dy efektivë. Ka qenë ngjarja në Gramsh ku humbi jetën një 18-vjeçar dhe u plagosën dy të tjerë. Pra çështja e municioneve ka qenë në interest të ministrit të vazhdonte sa më shpejt. Ky demontim ka mbaruar në vititn 2013. Ministri nuk ka ndikuar tek askush. Çdo shkresë unë ia kam përcjellur strukturave më të larta për mendim. Ministri i Mbrojtjes nuk është ushtarak. Nuk njeh as kalibra, as distance sigurie. Janë logje dhe rregulla që përcaktojnë një funksionim normal.
E PLOTË:
Fatmir Mediu: Për mua, për 10 vite s’ka pasur asnjë akuzë. Kam qenë pa asnjë ngarkesë penale. Për me tepër kam qenë këtu, as nuk i jam fshehur proceseve as nuk jam fshehur ballafaqimeve me drejtësinë. Kjo është shkelje flagrante për një njeri që prezumohet i pafajshëm, nuk ka pas procedim penal të kërkohet që të mos respektohet afati i parashkrimit. Por jo vetëm kaq ka dhe diçka tjetër shumë thelbësore si barazia e palëve në proces gjyqësor. Kjo ka të bëjë me thirrjen e dëshmitarëve. Unë medoij që thirrja e dëshmitarëve, si thirrja e Këshilltarir të Sigurisë i Presidentit Obama, ministri amerikan i Mbrojtjes, ministri italian i Mbrojtjes që na kanë mësuar për 14 vite, se çfarë janë urdhrat, kostot e demoktoimit, të injorohen me faktin që nuk janë relevant. Unë mendoj që këta janë shumë më relevant se disa që kanë punuar në Gërdec, shoferët, të cilët ju vetëm që nuk kanë dijeni të vlerësojnë urdhrin e ministrit por dhe shpërdorimin e detyrës. Kur një ministër jep një urdhër, përcakton komandë apo drejtori për zbatim, ato janë të detyruara ose ta zbatojnë, ose ta reklamojnë ose mos ta zbatojnë. Ministri i Mbroijtjes nuk është njoftuar për asnjë moment të vetëm që ka problem në Gërdec. Unë nuk kam asnjë dijeni. Te unë një ditë më përpara, ka ardhur vendimi i ministrisë së Drejtësisë i shprehur në mbështetje të VKM dhe mund ta kisha njoftuar unë zotin Berisha, nuk kishte pse vinte nga ministria e drejtësisë. Mund të pyesni dhe zotin Berisha dhe zotin Bumçi. Nuk kam qenë në dijeni. Unë jam në dijeni në momentin që doli në media. Nuk ka asnjë arsye që të vihesha në dijeni. Kjo tregon një mungesë të raportit tim me zotin Berisha. Po të kisha një raport, mund ta kisha bërë më përpara. Nuk mund të prisja të vinte nga ministria.
Pyetje: Sa i takon shkresës 20/44 një nga dëshmitarët ka thënë në seancë, se pikërisht zoti Mediu ka urdhëruar që të firmoset shkresa. Bëhet fjalë për një shkresë që kishte të bënte me transportimin e municioneve nga depot në…
Fatmir Mediu: 20/44 është urdhri për demontimin e municioneve dhe urdhrin e bën vretëm ministri i Mbrojtjes. Sipas ligjeve dhe VKM të qeverisë Nano. Ministri nuk ka as më shumë dhe aq më pak detyrën që të respektojë vendimet e Këshillit të Ministrave. Unë nuk di të kem komunikuar por atë kohë ne kemi pasur disa ngjarje të rënda. Ka qenë ngjarja ku humbën jetën dy efektivë. Ka qenë ngjarja në Gramsh ku humbi jetën një 18-vjeçar dhe u plagosën dy të tjerë. Pra çështja e municioneve ka qenë në interest të ministrit të vazhdonte sa më shpejt. Ky demontim ka mbaruar në vititn 2013. Ministri nuk ka ndikuar tek askush. Çdo shkresë unë ia kam përcjellur strukturave më të larta për mendim. Ministri i Mbrojtjes nuk është ushtarak. Nuk njeh as kalibra, as distance sigurie. Janë logje dhe rregulla që përcaktojnë një funksionim normal.
Pyetje: A keni besim që GJKKO do të japë drejtësi?
Fatmir Mediu: Gjykata e Lartë po ashtu ka deklaruar në rekursin që ne kemi bërë që Gjykata duhet të vlerësojë parashkrimin në momentin kur Prokuroria ndërton akuzën, gjë e cila nuk ka ndodhur. Unë e adresova këtë problem tek kryetarja e seancës duke i thënë se ky vendim duhet të ishte marrë që para nisjes së procesit. Unë nuk i shmangëm procesit, por dua një process të drejtë. Nuk dua të paragjykoj, dua ta gjykoni ju. Unë jam përpjekur të jem vet aktiv sot në proces, të pyes ata me të cilët kam punuar, pa dashur të intimidoj asnjë, besoj e kam bërë me korrektesë.
Pyetje: Ish shefi i Shtabit të Pëgjithshëm të FA Luan Hoxha është dënuar nga drejtësia shqiptare, por është në SHBA. A ka dëshmi të rij që është administruar që që përdotret si provë kundër jush? Kush e vendosi Gërdecin për të bërë procesin?
Fatmir Mediu: Nuk e di ku është Luan Hoxha. Di që ka vendim penal dhe parashkrimi të ekzekutuarit të dënimit. Unë kam qenë këtu nuk i jam shmangur drejtësisë. Për sa i përket momentit të dytë, kur ne i kemi dërguar Shtabit të Pëgjithshëm vlerësimin për Bërzhitën, SHP është përgjigjur se Bërzhita nuk është vend i sigurtë, ministri nuk e ka kundërshtuar. Për sa i përket urdhrit 550, ministri nuk ka qenë kurrë në Gërdec, se ka ditur ku është Gërdeci. Në datën 18 prill, përfaqësuesi i kompanisë SAK i ka dërgua MEK, që vendi i demontimit do të jetë Gërdeci. Ministri ka vendosur që urdhri do të zbatohet nga Shtabi i Pëgjithshëm, Drejtoria e Pëgjithshme, Komanda e Logjistikës. Nga momenti që ministri ka nënshkruar urdhrin dhe kur nisi demontimi kanë kaluar afro 2 muaj. Në këto dy muaj SHP kishte mundësi të shkonte ndhe të shikonte sipërfaqen dhe nuk ka pëgjigje se sa municion duhej depozituar. Në MM dhe në FA kur një minister nxjerr një urdhër, shefi i shtabit, Komanda nxjerrin urdhrat e tyre përkatës, pasi urdhri i ministrit është delegues, politik. Kurse urdhrat ushtarak dhe zbatimi i tyre varen nga ushtarakët. VKM ka përcaktuar në pikën 4 se kush merret me sigurinë, kush me merret me demontimin. VKM është një autoritet juridik më i lartë se i ministrit. Nuk mund në një forcë të armatosur që të ketë një çështje të karakterit politiko-ushtarakt të mos merrte dhe të vlerësohet nga ushtarakët.
Pyetje: Ju përmdet sërish emrat personalitesh ushtarak dhe të huaja, a do i rikërkoni ata? Çështja e Fax-t, kush është Shkelzeni, si u ndjetë ju kur dëshmitari tha dhe fliste për shefin e madh që nënkuptonte ministrin e Mbrojtjes dhe nuk njihej si shef i madh ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm?
Fatmir Mediu: Unë mendoj që këto personalitet duhet të kuptoni se këta na kanë marrë përdore dhe na kanë mësuar si kalohet nga një forcë e armatosur komuniste e shpërndarë në të gjithë tërritorin në një të vendi anëtar të NATO-s, si demontohet….Unë mendoj që është e rëndësishme për ti dëgjuar, për të vëtë drejtësi. Si ndihem unë, unë kam pasur në MM një drejtor, nuk kam pasur lidhje me asnjë Shkëlzen tjetër. Fakti që unë kam marrë dijeni më përpara tregon se nuk ka pasur inters me askënd tjetër jashtë kësaj ministrie. Ju kapni disa momente. Një nga gjeneralët që ka punuar dhe mbrapa me ministra të tjerë, kur u pyet për marrëdhënien me ministrin Mediu, ka thënë se ishte një nga ministrat më të mirë me të cilët kam punuar. Unë si kam ndërhyrë asnjëherë. Si ndihem? Kur s’je më aty ku duhet të jesh ka të tjerë që mund të flasin sit ë duan. Ka dhe njjerëz që thonë se nuk e dine se ku bie Gërdeci dhe pastaj thonë se ka funskionuar normalisht. Kjo strukturë që patë ju sot ka qenë në dijeni. 15 ditë para shpërthimit kanë deklaruar se furra e mjeksit është më pak e vlefshme se linja e Gërdecit është 100 herë më e mirë. Unë nuk kam pasur interes, mua më kanë hetuar në Europë, në Amerikë për probleme shëndetësore të familjes time dhe nuk kanë gjetur një marrëdhënie korruptive, nuk është gjetur qoftë dhe një kontakt i vetëm i Fatmir Mediut me ata që bënin demontimin në Gërdec dhe as familjes time dhe për fat të mirë asnjë civili në Ministrinë e Mbrojtjes. Unë nuk dua të bëj gjyqtarin për kërkend, të ngrej gishtin e akuzës karshi kërkujt. Ministri i Mbrojtjes ka disa detyra të përcaktura sipas ligjit të autoritetetit të komandimit. Në qoftë se ti vë në dijeni për një ligj të paligjshëm e të mos e reklamosh. Po të lexoni dosjen do të shikoni se ka dhe pezullime të urdhrit të ministrit, të cilët nuk janë raportuar tek ministri. Kur kanë pasur autoritet për të pezulluar, mendon se nuk kanë pasur autoritet për ti çuar një memo ministrit që vlente apo s’vlente. Me këtë VKM është bërë demontimi i të gjithë municioneve të tepërta dhe sot e kësaj ditë është në fuqi. Detyrat e ministrit kanë qenë këto: Ngritja e një komisioni çmimesh, se pse ishte mall dhe kishte nevojë të përcaktohej një çmim. Ngritja e komisionit të kategorimzimit për të ndarë nëse ishte për shitje apo demontim. Struktura civile nuk urdhëron strukturen ushtarake veçse nëpërmjet ministrit do të bëjë diçka që ka lidhje me Forcat e Armatosura dhe e kalon përmes ministrit.
Rihapja e hetimeve ndaj Mediut nisi pas kërkesës së familjes Durda, të cilët humbën djalin 6-vjeç në këtë tragjedi. Më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit si palë në procesin kundër ish-ministrit Fatmir Mediu. 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një baze ushtarake më 15 mars të vitit 2008./ZËRI