ITALI- Fabrizio Capogna, i penduari i organizatës mafioze Gomorrah po bashkëpunon me prokurorinë në hetimet për trafikun e kokainës të shqiptarëve dhe çështjes ndaj Leandro Bennatos, i cili akuzohet për vrasjen e Diabolik.
Fabrizio Capogna, njeriu që gjen kokainën, vendos kontakte në Amerikën e Jugut e Holandë, si dhe jep këshilla për pastrimin e parave ka vendosur të zbulojë perlat e urtësisë kriminale si dhe përfshirjen e shqiptarëve.
Ai ka rrëfyer se Bennato ka pasur konflikte me “Lollin”, një shqiptar që merrej me trafikun e kokainës. Sipas Capognas, Bennato është i afërt me bosin Giuseppe Molisson dhe konkurrentë të tij janë dy shqiptarët: Aldo dhe Renato.
Capogna tregoi se keqkuptimet u kapërcyen dhe se Molisso e Bennato u bënë bashkëpunëtorë me shqiptarët e fuqishëm, Aldo dhe Renato, të cilëve u blenë mall dhe më pas ua vodhën. Sipas të të penduarit të organizatës mafioze Gomorrah, bëhet fjalë për 107 kilogramë dhe kur janë 2 milionë euro në mes, miqësia përfundon.