Aktualitet

"Gërdeci"/ Ekspertët kërkojnë kohë, avokati Visha: S’i e keni ndarë punën?! S'kam si bëj pyetje kur nuk i pranoni...

Teksa Visha listonte pyetjet, Zeqiri është shprehur se disa detaje nuk i kujtoheshin, kështu avokati Visha tha se s’mund të bëjnë pyetje kur treçereku i tyre nuk pranohet.

k.m.

 

"Gërdeci"/ Ekspertët kërkojnë kohë, avokati
Foto ilustruese

 

TIRANË- Sërish debate në seancën që po zhvillohet për dosjen "Gërdeci". Ekspertët kërkuan më shumë kohë që t'u japin përgjigje avokatëve të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Henrik Ligori dhe Ardian Visha. Në pyetje nga avokatët fillimisht eksperti Bexhet Zeqiri, një nga 5 personat që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008. Teksa Visha listonte pyetjet, Zeqiri është shprehur se disa detaje nuk i kujtoheshin, kështu avokati Visha tha se s’mund të bëjnë pyetje kur treçereku i tyre nuk pranohet. Në këtë moment ka ndërhyrë prokurori Klodian Braho, i cili sugjeroi po ashtu që ekspertëve t'u jepet më shumë kohë për t'u dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të mbrojtjes. 

PJESË NGA DEBATI NË SEANCË:

Eksperti Bexhet Zeqiri: E kemi të vështire të biem dakord për çdo pyetje këtu. Nuk mundemi, është një material dhe mbi atë material do diskutojmë. Për të gjitha pyetjet, ne jemi gati ti përgjigjemi qoftë me shkrim, qoftë në një moment të dyte. Tani nuk mundemi, për një material që është 500 faqe. E kemi lexuar materialin disa herë, por nuk mundemi të përgjigjemi tani. Na vini ne vështirësi dhe ne.

Ardian Visha: Sugjerimi im është që ekspertët të përcaktojnë metodologjinë e punës së tyre, si e kanë kryer aktin. Është e pamundur të adresojmë pyetje konkrete. Kush ka shkruar kë? Si e kanë ndarë punën? Kështu siç thotë eksperti që puna është bashkë, është e vështirë të bëjmë pyetje. Pse duhet të bëhet e vështirë një gjë që mund të jetë e lehtë?

Klodian Braho: Ne mendojmë që të vazhdojmë me pyetjet e ekspertëve. Nëse ata nuk janë në gjendje të përgjigjen sot, të marrin kohen për tu përzgjedhur ne seancën e radhës.

Ardian Visha: Kjo nuk është mënyrë pune. Nëse pyetje të veçanta janë shumica, si do ndahet kjo punë?

Visha-ekspertëve: Mbi ç'bazë keni bërë interpretim që shënimi i ministrit është urdhër? Këtë strategji pyetjesh kemi bërë, të përgjithshme fillmisht, e më pas do ndalemi faqe më faqe, rresht më rresht. Le ta thonë për momentin që nuk i kujtohet diçka.

Ekspertët: Nuk kemi asnjë përgjigje.

Ardian Visha: Kush prej jush ka cilësi vërtetë shkencore me titull akademik?

Ekspertët: Asnjë prej nesh.

Ardian Visha: Vlerësoni komplimentin e madh që ju bëri gjyqtarja që tha jeni shkencëtarë. Unë nuk kam si bëj pyetje, kur treçereku i tyre nuk pranohet. Ata janë caktuar sepse janë urdhëruar si te tillë, në kohën e veprimit. Ne pretendojmë tejkalim të kompetencave të tyre për nxjerrjen e konkluzioneve./ZËRI

Poll

MOS HUMB