Aktualitet

Fytyra e 'Diellës' nuk e humbi gjyqin! Cilën kërkesë së Anila Bishës rrëzoi Gjykata, arsyetimi del për 5 ditë

Në seancën e sotme u hodh poshtë vetëm kërkesa për pezullimin e ministres deri në përfundim të gjykimit.

F.I
Fytyra e 'Diellës' nuk e humbi gjyqin! Cilën
Anila Bisha dhe Diella

TIRANË-'Gjykata Administrative e Tiranës ka vendosur të rrëzojë kërkesën për sigurimin e padisë së aktores Anila Bisha,"-ky ishte lajmi i raportuar në media lidhur me padinë e bërë nga aktorja Anila Basha në Gjykatën Administrative ndaj AKSHI-t dhe Këshillit të Ministrave, kërkohej ‘pezullimi’ i ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella. 

Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se Gjykata nuk e ka rrëzuar padinë e aktores, por nuk ka pranuar bllokimin e ministres 'Diella', e cila operon me imazhin dhe zërin e aktores deri në perfundim të gjyqit për këtë çështje. Në seancën e sotme u hodh poshtë vetëm kërkesa për pezullimin e ministres deri në përfundim të gjykimit. Për këtë vendim, Gjykata Administrative do të dalë me një arsyetim për 5 ditë.

ZËRI raportoi më 10 shkurt se aktorja Anila Bisha i kërkoi Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë të Tiranës të vendoste një masë të përkohshme që pezullonte përdorimin e të dhënave të saj personale për të krijuar imazhi e Diellës, i cila u emërua vjeshtën e kaluar si ministre e Prokurimeve Publike.

Aktorja në padinë që pritet të shqyrtohet në Gjykatë, Bisha ka parashikuar si objekt, dhe një dëmshpërblim 1 milion euro, për dëmtim të imazhit, si rrjedhojë e përdorimit të pautorizuar të të dhënave personale.

Bisha ka deklaruar se ka pasur një kontratë që parashikonte përdorimin e imazhit vetëm si asistente virtuale për shërbimet në platformën e-Albania, e cila kishte efekt deri më 31 dhjetor 2025. Aktorja në padinë e ngritur argumenton se shfaqja e avatarit në rolin e “ministres virtuale për Inteligjencën Artificiale” është bërë pa miratimin e saj dhe në shkelje të marrëveshjes kontraktuale.

Çështja është në shqyrtim nga Gjykata Administrative, e cila ka vendosur fillimisht mbi kërkesën për pezullim e ministres dhe më pas do të shprehet mbi themelin e padisë për të drejtën për të përdorur imazhin.

Poll

MOS HUMB