Aktualitet

FOTOLAJM- Me kapuça në kokë, këta janë protestuesit që hodhën molotov tek Kryeministria

Sulmet në drejtim të godinës së Kryeministrisë nisën menjëherë sapo nisi dhe fjalën e tij nga shtëpia, kryedemokrati Sali Berisha, ku ndodhej në arrest shtëpie.

k.m.
FOTOLAJM- Me kapuça në kokë, këta janë protestuesit
Pamje nga protesta

TIRANË- Protesta e opozitës ka pasur edhe një moment përshkallëzimi kur në drejtim të Kryeministrisë, e më pas Bashkisë së Tiranës janë hedhur koktejle molotov. Sulmet në drejtim të godinës së Kryeministrisë nisën menjëherë sapo nisi dhe fjalën e tij nga shtëpia, kryedemokrati Sali Berisha, ku ndodhej në arrest shtëpie.

Në një moment, kamerat e mediave që ishin të pranishme në protestë, kanë fiksuar disa persona me maska që në krahë kanë disa çanta që me shumë gjasa kanë brenda lëndën plasëse. Ndërkohë që molotovi hidhen, Policia bënte thirrje për qetësim të situatës nga ana e protestuesëve. 

FOTOLAJM- Me kapuça në kokë, këta janë protestuesit
Pamje nga protesta
FOTOLAJM- Me kapuça në kokë, këta janë protestuesit
Pamje nga protesta
FOTOLAJM- Me kapuça në kokë, këta janë protestuesit
Pamje nga protesta
FOTOLAJM- Me kapuça në kokë, këta janë protestuesit
Pamje nga protesta

“Të nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ndërprisni sulmin me bomba molotov ndaj policisë dhe institucioneve. Organizatorët e protestës të marrin masa të largohen nga protesta personat e dhunshëm e të maskuar,”-përsëriste Policia me altoparlantë.

Megjithatë kjo nuk ka ndodhur. Pasi mbaruan tek Kryeministria, protestuesit shkuan edhe tek Bashkia e Tiranës, ku edhe atje hodhën molotov./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB