Aktualitet

Vrasja e ish-drejtorit të OST-së, dënohet me burg të përjetshëm Dorjan Keqi

Keqi është akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje.

F.m
Vrasja e ish-drejtorit të OST-së, dënohet me burg të
Dorjan Keqi dhe Saimir Jaku

RRËSHEN- Dorjan Keqi, i cili është vënë në pranga për vrasjen e ish-drejtorit tëTensionit të Lartë për Veriun, Saimir Jaku, është dënuar me burgim të përjetshëm. Keqi është akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje.

Dorjan Keqi u vu në pranga në shtator të vitit 2022, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Mirëpo, marrja e shenjave të gishtërinjve zbuloi se kishte marrë pjesë në vrasjen e bujshme të vitit 2016.

Vetë Keqi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Saimir Jaku u ekzekutua teksa konsumonte kafe në një local në Rrëshen bashkë me mikun e tij, Gjergj Prenga. Pas ekzekutimit, autorët u larguan dhe dogjën automjetin, por në vendngjarje harruan bidonin me benzinë, në të cilën u gjet një gjurmë e Keqit. Bashkëpunëtorët e tij nuk u zbuluan asnjëherë.

Shkak për krimin dyshohet se është bërë hakmarrja. Mesazhet e zbardhura tregonin se Jaku kishte një lidhje intime me mbesën e familjes Reçi, fis me të cilin ishte në konflikt. Konfliktet për pazaret e drogës janë dhe pista e dytë, por deri më tani, asnjëra nuk është e konfrmuar.

Poll

MOS HUMB