Aktualitet

FOTOT/ Situata kritike tek mali i Gjerë në Gjirokastër, zjarrfikësit dhe Ushtria në “luftë” me flakët

Vatra më problematike është pranë Bashkisë së Delvinës.

k.m.
FOTOT/ Situata kritike tek mali i Gjerë në Gjirokastër,
Pamje nga aksioni

GJIROKASTËR- Vazhdon zjarri tek Mali i Gjerë në Gjirokastër. Prej disa ditësh në mal kanë qenë aktive disa vatra zjarri që tashmë po përparojnë në drejtim të Gjirokastrës. Vatra më problematike është pranë Bashkisë së Delvinës. Për shuarjen e flakëve vullnetarë, zjarrfikës dhe efektivë të Forcave të Armatosura janë nisur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm në mal pasi situata konsiderohet kritike.

"Sot puna po vijon në bashkinë Delvinë, ku është aktive vatra e zjarrit sipër Manastirit dhe fshatit Kakodhiq. Në bashkinë Gjirokastër, efektivët e Forcave të Armatosura dhe ato të emergjencave vendore kanë nisur punën prej orëve të para të mëngjesit për shuarjen e vatrave të zjarrit mbi Malin e Gjerë, ku flakët kanë një një shtrirje 10-12 km dhe janë të shpërndara në 3 vatra,"-bën me dije Ministria e Mbrojtjes.

Zjarri ka një shtrirje rreth 2 kilometra dhe për shkak të terrenit të thyer po ndërhyhet me pompa shpine dhe mjete rrethanore për shuarjen e tij, por po ashtu pritet edhe ndihmë nga ajri me helikopter. Po sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 dhe janë aktive 3 vatra zjarri./ZËRI

PAMJE NGA MALI ME FOTO:

FOTOT/ Situata kritike tek mali i Gjerë në Gjirokastër,
Pamje nga aksioni
FOTOT/ Situata kritike tek mali i Gjerë në Gjirokastër,
Pamje nga aksioni
FOTOT/ Situata kritike tek mali i Gjerë në Gjirokastër,
Pamje nga aksioni
Poll

MOS HUMB