Aktualitet

FOTOLAJM/ Ky është Selman Mihana, ekonomisti që u vra aksidentalisht në Kurbin

Ai mbeti i vrarë nga një breshëri automatiku që kishte si ‘shënjestër” pronarin e firmës së përpunimit të inerteve Ardian Gjeloshi.

E.K
FOTOLAJM/ Ky është Selman Mihana, ekonomisti që u vra
Selman Mihana

KURBIN- Personi që shihni në foto është 70-vjeçari Selman Mihana, i cili u vra aksidentalisht këtë të shtunë në vendin e punës në Gurëz të Kurbinit. Ai mbeti i vrarë nga një breshëri automatiku që kishte si ‘shënjestër” pronarin e firmës së përpunimit të inerteve Ardian Gjeloshi. Mihana dhe Gjeloshi kanë qenë duke u futur në zyrë në momentin e të shtënave, ndërsa autorët kanë qëlluar nga jashtë rrethimit dhe janë larguar.

FOTOLAJM/ Ky është Selman Mihana, ekonomisti që u vra
Selman Mihana

Mihana ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa Gjeloshi është transportuar në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas Policisë, dyshohet se shkak për ngjarjen të jenë bërë mosmarrëveshjet në biznes që mund të ketë biznesmeni i inerteve Ardian Gjeloshi.

Nga plumbat ka shpëtuar roja i objektit, i cili ndodhej pranë Mihanës dhe Gjeloshit. Policia e mbështetur nga Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe RENEA kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorëve, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB