
TIRANË- Produktet e prishura që blihen në marketet që operojnë në kryeqytet nuk janë më lajm i ri. Por e keqja është se duket se po shtohen. Në redaksinë e ZËRI-t ka ardhur një tjetër denoncim që kësaj here ka të bëjë me kosin Mireli. Personi që ia ka nisur produktin redaksisë tregon gjendjen në të cilën ka gjetur kosin pasi ka hapur mbylljen me letër të ambalazhit. Fotoja flet vetë dhe të thuash që është i prishur, është pak!

Ky nuk është rasti i vetëm që bulmetet gjenden me probleme, pasi edhe Lufra ka shënuar dhjetra raste të tilla që janë të denoncuara nga redaksia. Por ndërkohë që ZËRI i ka dërguar tashmë një kërkesë për informacion AKU-së, kjo e fundit edhe pse duhet të ishte duke monitoruar situatën dhe kontrolluar produktet, në përgjigjen e fundit kërkoi informacion nga redaksia jonë./ZËRI