
GREQI- Mediat greke kanë publikuar foton e 39-vjeçarit shqiptar Gentian Mino, i cili qëlloi me plumb në kokë partneren e tij. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur nën efektin e alkoolit, ku Mino njoftoi policinë pasi ekzekutoi bashkëjetuesen e tij rumune Jana Bajan, 28-vjeç.
Sipas policisë greke, ka qenë vetë Mino që i telefonoi policisë duke thënë se kishte ekzekutuar shtetasen rumune.
Ai u ka thënë agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën, kishte debatuar me viktimën. Në sherr e sipër, nxorri një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe shtiu dy herë mbi të
Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Edhe pse në banesën ku jetonte çifti mbërritën ambulance dhe ekipet e tjera, për të renë nuk mund të bëhej më asgjë.
Policia thotë se Bino është i skeduar lidhur me trafik dhe përdorim lëndësh narkotike. Ai u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Heraklios në Kretë ku pritet të sqarojë në detaje rrethanat e krimit./ZËRI