Aktualitet

Greqi/ Shqiptari vret me plumb në kokë partneren 29-vjeçare (EMRI)

Autori dyshohet se ka qenë i dehur në momentin e krimit

E.K
Greqi/ Shqiptari vret me plumb në kokë partneren 29-vjeçare
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja

GREQI- Një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gentian Mino është arrestuar në Greqi, pasi ka vrarë me armë zjarri partneren e tij rumune, 28-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kaminias, në Kretë, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasja Jana Bajan. 

39-vjeçari shqiptar, i cili ka rezultuar me precedentë penal për drogë, dyshohet se ka qenë i dehur kur ka qëlluar dhe ka vrarë partneren e tij rumune, e cila ka ndërruar jetë në vend.

Pas krimit të rëndë, ai vetë ka telefonuar ambulancën por gruaja nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vend.

Mësohet se shqiptari është arrestuar dhe ka pranuar krimin, ndërsa e reja është qëlluar në kokë.

Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën, ku dhe kishte debatuar me viktimën. Në sherr e sipër, nxorri një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe shtiu dy herë mbi të.

Sipas raportimeve të deri tanishme nga mediat greke ende nuk është bëri i qartë motivi i kësaj ngjarjeje, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet./ZËRI 

Poll

MOS HUMB