
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan ku një roje shkolle është rrahur nga një 40-vjeçar, i identifikuar si Durim Koçi. Siç mund të shihet dhe nga pamjet filmike, 40-vjeçari, i cili mban detyrën e kreut të PS-së në Elbasan i afrohet afër dhe fillimisht bisedon me të. Më pas e godet me grushte dhe e rrëzon përtokë.
Shkak për sherrin është bërë fakti se roja nuk ka lejuar gruan e autorit që të futet në ambientet e shkollës. Sipas 70-vjeçarit kjo nuk lejohet. Raportohet se roja ka bërë denoncim në polici. Kjo e fundit nuk e ka arrestuar autorin, por po e heton në gjenjde të lirë. Ndërkohë ngjarja ka ndodhur në sy të nxënësve.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Elbasan-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./ZËRI