Aktualitet

Në kërkim pas plagosjes së rojes së spitalit, Policia ‘befason’ 34-vjeçarin, i gjenden armë

Gjatë kontrollit në banesën ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta dhe 3 krehra me municion luftarak

E.K
Në kërkim pas plagosjes së rojes së spitalit, Policia
Momenti i arrestimit

SARANDË- Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia, është vënë në prangat e policisë në Sarandë. I riu ishte në kërkim për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje, dhe në momentin e arrestimit i janë gjetur dy armë. E. C., 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 19.12.2022, i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” sepse dyshohet se më datë 15.12.2022, në lagjen nr. 3, para spitalit të Sarandës, ka goditur disa herë me grushte rojën e këtij spitali, për motive të dobëta.  


NJOFTIMI I POLICISË:

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "Befasia".  Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe municion luftarak, vihet në pranga 34-vjeçari që i posedonte.  34-vjeçari, i shpallur në kërkim në vitin 2022, për plagosje të rëndë me dashje.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, i cili dyshohej se posedonte dhe armë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Befasia".  

Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi E. C., 34 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 19.12.2022, i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” sepse dyshohet se më datë 15.12.2022, në lagjen nr. 3, para spitalit të Sarandës, ka goditur disa herë me grushte rojën e këtij spitali, për motive të dobëta.  

Gjatë kontrollit në banesën ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta dhe 3 krehra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB