Aktualitet

Konflikt interesi, ILD kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Vlorës

Sinanaj është pronar edhe i një ndërtese 3-katëshe përballë gjykatës së Vlorës, objekt i ndërtuar pa leje, e me origjinë trualli të dyshimtë

E.K
Konflikt interesi, ILD kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit
Gjyqtari Sinanaj

VLORË-Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e gjyqtarit Hektor Sinanaj, pas dyshimeve për konflikt interesi. Sipas ILD, gjytari ka ndërmarë veprime në shkelje të detyrës.

 “Nga hetimi disiplinor rezulton se nga ana e magjistratit, janë ndërmarrë veprime që përbëjnë një mospërmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të rregullave të papajtueshëmërisë, në kushtet e konfliktit të interesit si dhe në përdorimin e statusit të magjistratit me qëllim krijimin e përfitimeve për të tjerët si dhe në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia” thuhet ne raportin që Artur Metani i ka dorëzuar qeverisë së gjyqësorit.

Nga hetimi i ILD rezulton se Sinanaj ka në pronësi një godinë përpara gjykatës, ambientet e së cilës ua kishte dhënë me qira disa avokatëve, me të cilët ka zhvilluar procese gjyqësore, në disa raste edhe i ka caktuar kryesisht.

Hektor Sinanaj paraqiti me datë 5 janar 2024 kërkesë për dorëheqje pak përpara se të përballej me vettingun. Më vonë ai dërgoi një tjetër shkresë institucioneve ku në permbajtje shprehej se kërkon revokimin e kërkesës për dorëheqje me qëllim të verifikimit të plotë të figurës nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB