Aktualitet

“Ky është momenti”, Ambasada Amerikane zbulon mesazhin e Biden për krerët e Drejtësisë

“Sekretari Blinken ritheksoi angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë"

E.K
“Ky është momenti”, Ambasada Amerikane zbulon mesazhin e
Takimi i Blinken me kreret e drejtesise

TIRANË- Takimi i sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken me drejtues të institucioneve të drejtësisë, është një shenjë e qartë e mbështetjes që SHBA kanë për Reformën në Drejtësi.

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë shkruan se megjithëse reforma nuk është as e shpejtë, as e përsosur, as e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Sipas Ambasadës Amerikane, mbështetja e SHBA është e palëkundur dhe do të vijojë.

“Sekretari Blinken ritheksoi angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë. Edhe pse reforma nuk është as e shpejtë, as e përsosur, as e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbeten të palëkundura në mbështetjen tonë”- thuhet në mesazh.

Në lidhje me këtë takim ka reaguar dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj. Ajo thekson në deklaratën e saj për mediat, se sekretari Biden rinkonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat për reformën në drejtësi, duke e cilësuar vijueshmërinë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës.

“Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antoni Blinken. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, zonja Holta Zaçaj, ishte e pranishme në takimin që Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoni Bliken, zhvilloi me krerët më të lartë të institucioneve të drejësisë në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë takimit z. Blinken rinkonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat për reformën në drejtësi, duke e cilësuar vijueshmërinë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës, demokracinë dhe zhvillimin e vendit”, theksohet në njoftim.

Sekretari Blinken u takua një ditë më parë me kreun e SPAK, Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani./ZËRI 

Poll

MOS HUMB