Aktualitet

Flakët përfshijnë shkurre e barishte në Gjirokastër, zjarri vihet nën kontroll

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, sidomos gjatë ditëve me temperatura të larta.

M.K.
Flakët përfshijnë shkurre e barishte në Gjirokastër,
foto ilustruese

GJIROKASTËR-Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një zonë me shkurre dhe barishte në lagjen Gerhot të Gjirokastrës. Forcat e MZSH-së kanë ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, pa lejuar përhapjen e tyre. Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, sidomos gjatë ditëve me temperatura të larta./ZËRI

Poll

MOS HUMB