KOLONJË- Në fshatin Boshanj të Kolonjës, banorët e zonës po përballen me një problem në fushën e kulturave buqësore. Problem i cili po i rezikon të mbjedhat e zonës të cilat janë të mbushura nga karkaleci. I cili ka dëmtuar të mbjedhat e zonës dhe ka vënë në rrezik vreshtat dhe plantacionet me lajthi.
Banorët e fshatit Boshaj, në lidhje me këtë problem kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse. Ata kan deklaruar se ky fenomen është i përsëritur prej tre vite me rradhë, por këtë sezon dëmet janë më të mëdha në krahasim me vitet e shkuara. Gjithashtu theksojnë se shumë familje rrezikojnë të mbeten pa prodhim dhe pa bazë ushqimore për blegtorinë gjatë sezonit të dimrit!/ZËRI