Aktualitet

15 mln € për një pronë 251 m²! Por...Ku ndodhet prona "e artë" e Shehajt? Krahasimi me tregun europian

Vlera e deklaruar e pronës, e përbërë nga truall dhe ndërtesë me sipërfaqe totale 251 m², ka ngitur pikëpyetje dhe krahasime me tregjet më të shtrenjta të pasurive të paluajtshme në Europë.

zh.ll
15 mln € për një pronë 251 m²! Por...Ku ndodhet prona
foto ilustruese-agron shehaj dhe deklarata e pasurise

TIRANË- Një vilë në Itali, e deklaruar me vlerë 15 milionë euro nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është kthyer në debat politik, pas kërkesave për sqarime mbi pronën nga mazhoranca.

Debati për vilën nisi pas deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi sqarime nga Shehaj mbi statusin e pronës dhe deklarimet e bëra prej tij.

Vlera e deklaruar e pronës, e përbërë nga truall dhe ndërtesë me sipërfaqe totale 251 m², ka ngitur pikëpyetje dhe krahasime me tregjet më të shtrenjta në Europë.

Vila e Shehajt, ndodhet në “Forte dei Marmi”, në një nga zonat më të shtrenjta të Italisë. Bëhet fjalë për një vilë plazhi, e cila në deklaratën e pasurisë figuron me një sipërfaqe totale të asetit prej 251 m², ndërsa nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi ndarjen mes sipërfaqes së ndërtesës dhe truallit, si dhe karakteristika të tjera të pronës që ndikojnë në vlerën e tregut.

"Forte dei Marmi", veçanërisht zona Roma Imperiale, konsiderohet një prej tregjeve më elitare të vilave në Itali. Në këtë zonë, çmimi nuk lidhet vetëm me metrat katrorë të ndërtesës, por sidomos me truallin, privatësinë, afërsinë me detin dhe karakteristikat e veçanta të pronës. Kjo zonë konsiderohet si vendpushimi italian me çmimin mesatar më të lartë të përgjithshëm për shtëpitë e pushimit, rreth 2.1 milionë euro, dhe vetëm vilat më të mira me parqe të mëdha përreth mund të kalojnë 10 milionë euro. Ndërkohë...vila e Shehajt kap vlerën prej 15 milionë eurosh, por...për të nuk dimë të dhëna të tjera mbi karakteristikat që përcaktojnë çmimin e saj.

Në rastin e vilës së deklaruar nga Agron Shehaj, vlera prej 15 milionë eurosh për një pronë me sipërfaqe totale 251 m² përkthehet në rreth 60 mijë euro për metër katror.

Le të hedhim një sy si paraqiten çmimet në disa prej zonave më të shtrenjta të Europës...

Në një kohë kur tregjet më të shtrenjta të pasurive të paluajtshme në Europë në renditjen e Realty Pulse 2026 përfshijnë qytete si Parisi dhe Mynihu, me çmime mesatare që kalojnë 10 mijë euro për metër katror, vlera e deklaruar e vilës së Agron Shehajt arrin një nivel shumë më të lartë nëse llogaritet mbi sipërfaqen totale të asetit të deklaruar prej 251 m².

15 mln € për një pronë 251 m²! Por...Ku ndodhet prona
lista

Megjithatë, duke qenë se bëhet fjalë për një pronë në Itali, krahasimi më i afërt mund të bëhet me destinacione si Costa Smeralda në Sardenjë, Portofino, Capri apo Forte dei Marm...

Porto Cervo / Costa Smeralda

Në vitin 2026, tregu premium i Costa Smeralda do të arrijë 47,000 euro/m² për pronat më të mira; çmimet mesatare në segmentin luksoz janë rreth 28,000–33,000 euro/m². Një vilë e jashtëzakonshme, direkt në det, me sipërfaqe toke të madhe shoqëruese dhe një vendndodhje të pakrahasueshme, mund të arrijë 15 milionë euro edhe me 251 m² hapësirë ​​të brendshme. Por Shehaj thotë se vila e tij ishte gjithsej 251 m2, pra edhe ndërtesa edhe trualli.

Portofino

Çmimet mesatare të kohëve të fundit janë rreth 23,000 €/m², me kulme për pronat buzë ujit prej rreth 31,500 €/m². Megjithatë, për të arritur 15 milionë € për 250 m², do të nevojitej një pronë vërtet unike, ndoshta me sipërfaqe toke të madhe, pamje dhe qasje në det.

Capri

Pronat më ekskluzive me pamje nga deti mund të kalojnë 30,000 €/m². Një vilë ikonike, me një kopsht të madh dhe një vendndodhje në Faraglioni ose në Marina Piccola, mund të arrijë 15 milionë €, megjithëse 60,000 €/m² vetëm për zonën e banimit do të ishte ende një vlerë e jashtëzakonshme.

Në reagim e tij të parë, pasi socialisti i kërkoi sqarime, Shehaj deklaroi se prona është e tij dhe se ajo është deklaruar prej tij në institucionet përkatëse, duke mohuar që të jetë një zbulim i kundërshtarëve politikë. 

Madje, Shehaj u shpreh krenar për arritjet e tij profesionale, duke përmenduar bashkëpunimet me kompani të mëdha ndërkombëtare si “Vodafone” dhe “Google”, si dhe kontributin e tij në punësim dhe pagesën e taksave, teksa shton se nuk ka asgjë për të fshehur./ZËRI

Poll

MOS HUMB