Aktualitet

48-të ditë protestë! Qytetarët marshim në Tiranë, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Duke marshuar drejtë godinës së Kryeministrisë, protestuesit me pankarta në duar i benin thirrje kryeministrit të vendit për dorëheqje.

M.K.
48-të ditë protestë! Qytetarët marshim në Tiranë,
foto nga protesta

TIRANË- Pasditja e kësaj të premte i mblodhi sërisht qytetarët për të vazhduar protestën, e cila daton qe në 31 maj. Pasditen e kësaj të premte, numërohen 48-të protestë pa pushim.

Qytetarët u mblodhën në sheshin ‘’Skëndërbej’’ dhe më pas vijuan duke marshuar drejt godinës së Kryeministrisë, me pankarta dhe me thirrjet e pwrswritura pwr dorwheqjen e kryeministrit Rama.

Mw pas, me flamuj kuqezi e pankarta nw duar, ata marshuan nwpwr rrugwt e Tiranws me thirrje kundwr klasws politike.

Pesë kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB