Aktualitet

Flakët përfshijnë Bjeshkët e Tërbunit, digjen sipërfaqe të mëdha pyjore

Flakët kanë qenë aktive prej disa ditësh, ndërsa situata është përkeqësuar gjatë orëve të fundit, duke përfshirë një masiv të gjerë me pyje.

M.K.
Flakët përfshijnë Bjeshkët e Tërbunit, digjen
foto nga zjarri

TËRBUN- Zjarri vijon të përfshijë Bjeshkët e Tërbunit dhe Kushnenit, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Flakët kanë qenë aktive prej disa ditësh, ndërsa situata është përkeqësuar gjatë orëve të fundit, duke përfshirë një masiv të gjerë me pyje.

Sipas informacioneve paraprake, pamjet nga zona tregojnë sipërfaqe të mëdha të djegura dhe të shkrumbuara nga zjarri, ndërsa tymi ka mbuluar një pjesë të bjeshkëve.

Forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në terren për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të shmangur afrimin e zjarrit drejt zonave të banuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB