SARANDË- Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë personat e arrestuar pas sherrit të ndodhur në lokalin “Orange”, ku u dhunua shefi i Krimeve, Mateo Bakalli.
Masa e sigurisë është zhvilluar nga gjyqtari i gatshem Shkëlzen Licaj, ndërsa prokuroria, e perfaqësuar nga prokurorja Hava Memko, ka kërkuar që gjashtë të arrestuarit të qëndrojnë në burg.
Në pranga janë vënë Marjo Katiraj, 35 vjeç, Elgent Ndoj, 38 vjeç, Faik Hoxha, 35 vjeç, Indrit Cullhaj, 34 vjeç, Ardit Kasemi, 31 vjeç, me detyrë ushtarak në Zall-Herr, dhe Besnik Sullollari, 29 vjeç.
Ndërkohë, në kërkim është shpallur 28-vjeçari Pjetër Doçi/ZËRI