Aktualitet

Festë me alkool dhe kokainë në Astir! Zbulohen emrat e djemve të shpallur në kërkim, merren në pyetje vajzat...

Me djemtë ishin edhe 3 vajza, mes tyre edhe 21-vjeçarja që telefonoi Policinë e Shtetit duke pretenduar se ishte dhunuar dhe se mbahej peng në banesën e marrë me qera ditore. 

k.m.
Festë me alkool dhe kokainë në Astir! Zbulohen emrat e djemve
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohen emrat e 5 personave të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në Astir. Në kërkim janë shpallur: Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia, të cilët u identifikuar nga kamerat e pallatit. Të gjithë kanë precedentë penalë të mëparshëm, të cilët dyshohet se kanë sjellë edhe kokainën, e cila u gjet në banesë nga kontrollet e Policisë. Sipas gazetares Anila Hoxha, me djemtë ishin edhe 3 vajza, mes tyre edhe 21-vjeçarja që telefonoi Policinë e Shtetit duke pretenduar se ishte dhunuar dhe se mbahej peng në banesën e marrë me qera ditore. 

Ndër tre vajzat, të cilat ishin pjesë e festës, ka qenë dhe një avokate e cila ka treguar detaje mbi atë që kishte ndodhur pak net më parë.

“Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli,”- mësohet se ka thënë avokatja. Ndërsa në rrëfimin e saj, 21-vjeçarja pretendon se ka shkuar në banesë me të dashurin e saj, Joni Sadikaj, por shton se ndaj saj nuk është ushtruar dhunë. Ky version konfirmohet edhe nga akt-ekspertiza.

Sa i përket pengmarrjes, grupi hetimor dyshon se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, të rinjtë e tjerë e kanë mbyllur në banesë, ndaj dhe ajo ka telefonuar Policinë. 

Çfarë ndodhi në Astir?

Telefonata e një vajze, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga disa persona në një banesë në katin e tetë të një pallati në Astir, alarmoi ditën e djeshme (9 janar 2025) Policinë e Tiranës. Forcave RENEA iu desh të hipin në tarracën e pallatit dhe të zbresin me litarë në ballkonin dhe dritaren e apartamentit në katin e tetë, pasi vajza e identifikuar me inicialet S.Q. nuk prante të hapte derën. Në banesë u gjet vetëm vajza dhe askush tjetër./ZËRI

Poll

MOS HUMB