Aktualitet

Fermerët grekë nuk ndalin protestat, bllokohet pa afat aksi Kakavijë-Janinë

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar gjatë ditës së sotme.

zh.ll
Fermerët grekë nuk ndalin protestat, bllokohet pa afat aksi
protesta e fermereve

KAKAVIJË- Protesta e fermerëve greke ka shkaktuar bllokadë në mbarë vendin dhe jo vetëm. Aksi rrugor Kakavijë-Janinë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar gjatë ditës së sotme. Policia kufitare ka bërë me dije se bllokimi i aksit do të nisë që nga oa 12:30 deri në një njoftim të dytë, ndërsa bëhet me dije se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e emrgjencave shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Kakavijë-Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Kjo nuk është herë e parë që aksi Kakavijë-Janinë blloket për shkak të protestave të fermerëve grekë. Protestat e tyre kanë përshkallëzuar, duke sjellë kufizim në të gjithë vendin, ndërsa kanë refuzuar edhe takimin e negociatave me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis./ZËRI

Poll

MOS HUMB