KORÇË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, banesë në lagjen nr.13 të qytetit është përfshirë nga flalët dhe për pasojë një 73-vjeçare ka ndërruar një jetë. Mësohet se e moshuara, Fluturie Potka, jetonte e vetme në banesë, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk bëhen ende të ditur, teksa grupi hetimor po punon për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /ZËRI