Aktualitet

Hapet gara për numrin dy të BKH-së, ja kriteret që duhet të plotësohen

Konkretisht, 60 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët për të aplikuar për zëvendësdrejtor duhet që të plotësojnë disa kritire. 

zh.ll
Hapet gara për numrin dy të BKH-së, ja kriteret që duhet
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit ka shpallur garën për vendin vakant të zëvendësdrejtorit, pas emërimit të Joni Ketës në krye të këtij institucioni, ku mund të marrin pjesë vetëm hetuesut të BKH-së. Konkretisht, 60 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët për të aplikuar për zëvendësdrejtor duhet që të plotësojnë disa kritire. 

Kandidatët e interesiar duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

- Kërkesë për aplikim;

- Një platformë mbi kuptimin e funksionit të Zëvendësdrejtorit, rolit në fushën e menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, komunikimit, punës në grup, ndërveprimit dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale ;

- Jetëshkrimi ;

- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

- Certifikatë mbi njohurit e gjuhës angleze.

Dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Byronë Kombëtare të Hetimit. Kjo drejtori do të jetë përgjegjëse për kompletimin, verifikimin dhe përditësimin e dokumentacionit deri në përfundimin e procesit të përzgjedhjes.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacioneve është brenda datës 22 janar 2026. Ndërsa procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtori i BKH-së, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Hapja e garës për zëvendësdrejtor në BKH, vjen pas emërimit të Joni Ketës në krye të Byrosë Kombetare të Hetimit. Joni Keta u zgjodh nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 11 vota pro, në mbledhjen e 9 dhjetorit. Vendimi u mor në mënyrë unanime, pas leximit të relacionit të SPAK, që përzgjidhte Ketën si kandidatin e duhur, mes 6 të tjerëve në garë.   Mandati i Ketës në krye të BKH-së do të jetë 5-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB