
DURRËS – Opinioni publik është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Sukth, ku një 41-vjeçare i dha fund jetës me fostoksinë, pasi ishte bullizuar në TikTok.
Gruaja, nënë e 4 fëmijëve është identifikuar si shtetasja Bedrie Loka. Në prononcimet për mediat, komshinjtë dhe personat që e njihnin shprehen se 41-vjeçarja ishte një familjare e rregullt.
Në lidhje me ngjarjen tronditëse, në Tiranë është thirrur një protestë, e cila do të mbahet nesër në orën 11:30 minuta në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet.
41-vjeçarja nga Sukthi piu fostoksinë dhe i dha fund jetës, pasi ishte bullizuar në TikTok. Vajza e tezes së saj i kishte marrë një foto dhe në të kishte shkruar fjalë denigruese. Postimi denigrues ishte parë nga më shumë se 30 mijë njerëz./ZËRI/