Aktualitet

2 vite nën terror/ Vajza e tezes e denigronte në TikTok, s'e ndalën as fëmijët: Ç'ti bëjmë!

41-vjeçarja i kishte thënë djalit të saj para se të vetëflijohej se është nusja e shtëpisë dhe se për një nder rron.

D.XH
2 vite nën terror/ Vajza e tezes e denigronte në TikTok, s'e
Tik Tok

DURRËS- Një rast tronditës ka ndodhur në fshatin Vërdallë të Sukthit, ku një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës, pasi bullizohej në TikTok. Mësohet se koleget e saj të punës i kishin hapur një profil fals në TikTok dhe në të denigrohej rëndë figura e saj.

Viktima kishte bërë edhe denoncim në polici në lidhje me hapjen e profilit në TikTok. "Report Tv" raporton se 41-vjeçarja, pak përpara se të vetëflijohej, i kishte thënë djalit të saj se “për një nder rroj”. “Jam nuse në familje, për një nder rroj’, kanë qenë fjalët e 41-vjeçares drejtuar të birit.

Familjarët kanë deklaruar se ka qenë kushërira, vajza e tezes, ajo që ia ka marrë foton dhe e ka shpërndarë në shkrime denigruese në rrjetin social. Të afërmit e 41-vjeçares i kanë kërkuar kushërirës që të heqë fotot. Kushërira e viktimës ka kërkuar falje, por fotot nuk i kishte fshirë. Sipas familjarëve, kushërira kishte vepruar njësoj edhe në raste të tjera. Këtë gjë ata e kanë thënë edhe në polici. Të afërmit kanë arritur të flasin edhe me fëmijët e vajzës së tezes, që iu kanë kthyer përgjigjen se "nuk kemi çfarë t'i bëjmë".

Historia e denigrimit nisi në vitin 2022

Presioni dhe historia e denigrimit për 41-vjeçaren nga Sukthi nuk zgjaste për disa ditë dhe as për disa javë, por për së paku një vit. Familjarët kanë deklaruar në polici se postimi i parë i fotos denigruese ka ndodhur më datë 2 dhjetor 2022.

Bashkëshorti nga Greqia dhe djali nga Italia kishin ardhur për të kryer denoncimin në komisariat. 41-vjeçarja është vendosur në presion psikologjik, pasi fotoja ishte parë nga së paku 30 mijë njerëz. Familjarët ishin përpjekur që ta qetësojnë dhe kishin nisur të kërkonin se kush qëndron pas bullizimit të rëndë, teksa gjurmët çuan tek kushërira e gruas.

Çfarë ka ndodhur me foton?

Familjarët kanë deklaruar në polici se foton e kishte publikuar një koleg pune. Kërkesën e kishte bërë vajza e tezes së viktimës. Kjo është konfirmuar edhe nga hetimet policore. Të afërmit kanë thënë se policia e ka ditur ngjarjen, por nuk kanë marrë dot masa, edhe se vajza e tezes të së ndjerës jetonte jashtë shtetit. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB