Aktualitet

"Vrasësit e kohës moderne”, Arbana Osmani thirrje publike Edi Ramës: Mbyllni TikTok!

Personazhet e famshëm kanë reaguar në lidhje me vetëvrasjen e 41-vjeçares në Durrës, pasi ajo u bullizua në Tik Tok.

D.XH
"Vrasësit e kohës moderne”, Arbana Osmani thirrje publike
Edi Rama dhe Arbana Osmani

DURRËS- Opinioni publik shqiptar është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Sukth, ku një 41-vjeçare i dha fund jetës me fostoksinë, pasi vajza e saj e tezes i kishte shpërndarë foto denigruese në TikTok. Në lidhje me këtë ngjarje, kanë reaguar edhe personazhë të njohur. Ata kanë shprehur indinjatë të madhe, duke thënë se rrjeti social TikTok është i rrezikshëm dhe duhet të mbyllet. Personazhet e famshëm shprehen njëzëri kundër fenomenit të bullizimit.

Modelja me origjinë shqiptare, por që ka korrur sukses në SHBA, Emina Cunmulaj, hedh idenë që TikTok duhet të mbyllet. “Duhet të gjenden personat që shkaktuan bullizimin. Duhet t’ju jepet përgjegjësia në gjyq për vdekjen e një nëne. Ndoshta vetëm atëherë njerëzimi do të zërë mend. Përndryshe TikTok duhet që të bllokohet, jam dakord 100 përqind”, shkruan Cunmulaj.

"Vrasësit e kohës moderne”, Arbana Osmani thirrje publike
Postimi i Emina Cunmulaj

Ndërsa, ish-banorja e BBVIP 2 dhe moderatorja Kiara Tito shprehet se bullizimi dëmton shoqërinë dhe se njerëzit duhet të jenë të mëshirshëm ndaj të tjerëve. “Ku po shkon kjo botë? E frikshme. Asnjëherë nuk mund ta dini se në çfarë gjendje emocionale është dikush dhe sesa mund të rëndohet nga kjo gjendje. Kjo mund t’i ndodhë vetëm nga disa prej komenteve fyese. Jo çdokush mund të përballojë komentet fyese. Kini pak mëshirë njerëz”, shkruan Kiara Tito.

"Vrasësit e kohës moderne”, Arbana Osmani thirrje publike
Postimi i KIara Titos

Moderatorja Xhemi Shehu, po ashtu është solidarizuar me rastin, duke vënë në dukje se bullizimi në shoqëri duhet të marrë fund.

"Vrasësit e kohës moderne”, Arbana Osmani thirrje publike
Postimi i Xhemi Shehut

Një 41-vjeçare nga Sukthi piu fostoksinë dhe i dha fund jetës, pasi ishte bullizuar në TikTok. Vajza e tezes së saj i kishte marrë një foto dhe në të kishte shkruar fjalë denigruese. Postimi denigrues ishte parë nga më shumë se 30 mijë njerëz./ZËRI/

Poll

MOS HUMB