
ITALI- E prisnin në rrugë për të larë hesapet dhe më pas e goditën me thikë për vdekje teksa ishte në shoqërinë e vëllait të tij, i cili mbeti vetëm i plagosur lehtë. Kështu u vra Van Koxha, 40-vjeçari shqiptar. Vrasja ndodhi pak pas orës 22.00, në një nga parqet e komunës së Venecias. Sipas mediave italiane, ende nuk dihen detaje lidhur me motivin që ka sjellë vrasjen.
Midis shqiptarve dhe maqedonasve arsyet e konfliktit mund të jenë edhe banale, ndonjë përplasje mes bandave që kontrollojnë lojërat me kuti, me të cilat mashtrohen çdo ditë sidomos turistët. Një “lojë” që fiton shuma të mëdha për ata që e kontrollojnë.
Dy vëllezërit shqiptarë kishin shkuar në Itali me vizë turistike, ndërsa maqedonasit kishin leje qëndrimi. Një tjetër detaj që tërheq vëmendjen është fakti se vrasja ka ndodhur në një nga të ashtuquajturat "zonat e trafikut të drogës" të Marghera, në një zonë shpeshherë skenë e episodeve të dhunshme dhe denoncimeve të vazhdueshme nga banorët në Polici. Ndaj edhe kjo pistë, që të jenë konfliktuar për paratë e drogës, mund të jetë një prej shkaqeve të përplasjes.
Për më tepër që 40-vjeçari kishte qenë në "arrest shtëpie" për çështje që lidhen me trafikun e drogës./ZËRI