Aktualitet

Komisioni i Ekonomisë miraton Buxhetin 2025, më 3 dhjetor kalon në Kuvend

Po ashtu, buxheti u kalua edhe në komisionet e tjera, teksa u miratuan edhe shtetast ekonomike të kërkuara nga instuticionet.

I.F
Komisioni i Ekonomisë miraton Buxhetin 2025, më 3 dhjetor kalon
Komisioni Ekonomisë

TIRANË- Gjatë mbledhjes së sotme Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi çdo nen të Buxhetit të vitit 2025. Pas votimit, buxheti do të kaloj për miratim në seancën e radhëes plenare që do të mbahet më datë 3 dhjetor. Po ashtu, buxheti u kalua edhe në komisionet e tjera, teksa u miratuan edhe shtetast ekonomike të kërkuara nga instuticionet.

SHTESAT E BUXHETIT PËR VITIN 2025 PËR INSTITUCIONET:

Kuvendi 160 mln lekë

SHISH 50 mln lekë

RTSH 100 mln për diasporën, filmin etj

ATSH 6 mln për ruajtjen

Qendra Kombëtare e Kinematografisë 1 punonjës dhe 1 mln lekë

Arkiva 30 mln

KLSH 10 mln lekë

INSTAT 6 punonjës, 60 mln lekë shpenzime

Magjistratura, 1 punonjës, 6.1 mln lekë

KLGJ 500 mln leke

ILD 27.5 mln lekë

SPAK 200 mln lekë

KPP 8.8 mln lekë

Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi 1 mln

Komisioneri i Informimi 8 mln lekë

AIDSSH 8 mln lekë

KQZ 134 mln për ruajtjen e pamjeve filmike, 56 mln lekë për funksionimin institucionit për zgjedhjet, 500 mln lekë shtesë fond për zgjedhje

Shtohen shpenzimet për fondin rezervë të shtetit 500 mln lekë

Gjykata Kushtetuese, 5 punonjës 12 mln lekë 

KPK dhe Komisioneri Publik, 32 punonjës për gjashtë muaj, 48.1 mln lekë për finalizimin e përmbylljen

Shërbimet qeveritare 100 mln lekë për të reflektuar rritjen e pagave

Fondi Rezervë 300 mln lekë për efektet e rritjes së pagave

Buxheti u miratua në Kuvend më 19 nëntor me 75 vota pro, 0 abstenim dhe 40 kundër. Në momentin e votimit ishin prezentë 116 deputetë. Sipas projektbuxhetit do të ofrohen 8.2 miliardë euro që do të shpenzohen në paga, investime, mbrojtje sociale, rindërtimin, interesa borxhi, fonde rezervë, për pushtetin vendor, ndihma ekonomike, kompensime, bujqësia dhe skema të tjera.

Po ashtu jashtë Kuvendit u mblodhën qytetarët për të protestuar ndaj miratimit të buxhetit 2025. Thirrja për protestë u bë nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha disa ditë më parë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit 2025, pasi e quajti këtë “buxheti i vjedhjeve”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB