
Foto ilustruese
ITALI- Një vrasje ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Marghera të Venecias. Sipas mediave italiane, viktimë ka mbetur një 40-vjeçar shqiptar, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij. Asnjë prej të dyve nuk është identifikuar me emër. Nga të dhënat e bëra me dije deri më tani, shqiptari humbi jetën si pasojë e disa plagëve të thella me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në parkun e vogël midis via Paolucci dhe via Rizzardi, pranë stacionit të trenit Mestre. Aktualisht, Policia italiane ka vendosur në pranga dy persona, me kombësi maqedonase. Për momentin nuk dihen arsyet e sulmit, por hetimet vijojnë./ZËRI
Poll