Aktualitet

Atentati me 4 viktima në Dobraç, në pranga personi që vodhi në Durrës mjetin e autorëve

Që nga ajo kohë, është tentuar disa herë që personi i arrestuar të merret në pyetje për të zbuluar se kujt ia kishte shitur mjetin e vjedhur.

k.m.
Atentati me 4 viktima në Dobraç, në pranga personi që
Makina e vjedhur

SHKODËR- 2 janë më parë, në Shkodër është arrestuar personi që vodhi mjetin tip "Range Rover", makinë e cila u përdor nga autorët e vrasjes së 4-fishtë në Dobraç më 30 tetor. "Report Tv" bën me dije se gati 2 javë më parë, Policia e Shkodrës ka mundur që të identifikojë dhe më pas të vendosë në pranga autorin e grabitjes në Durrës. Që nga ajo kohë, është tentuar disa herë që personi i arrestuar të merret në pyetje për të zbuluar se kujt ia kishte shitur mjetin e vjedhur. Por më kot! Në asnjë moment i prangosuri nuk ka pranuar që të flasë dhe t'i japë Policisë së Shtetit informacion. 

Dëshmia e tij, konsiderohet kyçe për policinë e Shkodrës dhe prokurorët e SPAK që po hetojnë çështjen.

Mjeti rezultoi të ishte vjedhur dhe denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti në një nga lagjet e Durrësit. Që nga prilli, mjeti ishte mbajtur i fshehur, për t'u nxjerrë vetëm 7 muaj më pas, në mëyrë që të përdorej për vrasjen. Më pas, makina u dogj në një nga fshatrat rreth Shkodrës.

Aktualisht, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë 'në duar' për të hetuar masakrën e Dobraçit pasi Prokuroria e Shkodrës ka dyshime të forta se atentati është porositur, organizuar dhe finalizuar nga një grup kriminal. Në ngjarjen e ndodhur në 30 tetor, Hamza Lici humbi jetën në timon për shkak të një plumbi që mori në zemër, ndërsa makina e tij përplasi një motoçikletë me të cilin udhëtonin çifti Flutura dhe Bashkim Basha. 66-vjeçarja humbi jetën në vend nga përplasja, ndërsa i shoqi ndërroi jetë të dielën në spitalin e Shkodrës. Në mjet bashkë me Licin ishte dhe Arlind Bushati, i cili ndërroi jetë gjithashtu në spital disa orë pas ngjarjes për shkak se kishte marrë një plumb në kokë./ZËRI

Poll

MOS HUMB